Prishen rendin gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, arrestohet 54 vjeçari

Prishen rendin gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, arrestohet 54

Festa e çmendur gjatë fitores 3-2 ndaj Partizanit, i ka kushtuar shtrenjtë dy tifozëve të Skënderbeut.

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasi V.K. 54 vjeç, teksa ka nisur hetimet në gjendje të lirë të 17 vjeçarit, I.J. Dy personat e lartpërmendur kanë kryer veprime të dhunshme gjatë sfidës së vlefshme për Superligën shqiptare, duke thyer stolat e stadiumit dhe hedhur lënë piroteknike në fushë.

Njoftimi i Policisë:

"Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftim.

EMISIONET