Pret Luftëtarin në Korçë, Skënderbeu kursen tifozët me çmimin e biletave

Pret Luftëtarin në Korçë, Skënderbeu kursen

Pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë është radha e Kategorisë Superiore për të zbritur në fushë dhe për të luajtur javën e shtatë. Një javë që sjellë duele mjaft interesante, ku bie në sy ai mes Skënderbeut dhe Luftëtarit.

Ky takim do të luhet në stadiumin "Skënderbeu" të shtunën e 5 tetorit duke nisur nga ora 17:00. Ndërkaq, për këtë duel, klubi ka njoftuar tifozët se ka nisur shitja e biletave dhe çmimet variojnë nga dymijë lekë deri në dhjetëmijë lekë.

"Të shtunën, data 5 tetor, Ora 17:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 7-të ndaj Luftëtarit.

Ju njoftojmë se ka nisur shitja e biletave të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e zakonshme:

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

– Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë

– Tribuna A, B – 400 Lekë

– Tribuna C – 300 Lekë

– Tribuna E, D – 200 Lekë

– Tribuna E (Miqtë) – 200 Lekë

Forca Ujqër!"-thuhet në njoftimin e klubit korçar.

EMISIONET