Presidenti Xi: Jeta dhe shëndeti i popullit në vend të parë

Presidenti Xi: Jeta dhe shëndeti i popullit në vend të parë

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se jeta dhe shëndeti i popullit duhet të vihen në vend të parë.

Presidenti ishte pasditen e së premtes në një diskutim me deputetë nga delegacioni i Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, në sesionin e tretë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), organit më të lartë ligjvënës në Kinë.

Ai tha gjithashtu se në kushtet e pandemisë së rëndë, PKK-ja ka shprehur qartë se jeta dhe shëndeti i popullit duhet të vihen në vend të parë dhe se kjo do të vijojë me përpjekje të pakursyera.

Për shkak të epidemisë dhe të gjendjes së paqartë ekonomiko-tregtare globale, zhvillimi i Kinës përballet me shumë faktorë të paqartë, prandaj qeveria kineze nuk shpalli objektivin e rritjes ekonomike për vitin 2020. Kryeministri Li Keqiang u shpreh se sivjet qeveria kineze do të ruajë punësimin e qëndrueshëm për të siguruar jetesën e popullit. Këtë vit numri i të punësuarve në qytete do të rritet me më shumë se 9 milionë dhe përqindja e papunësisë urbane do të kontrollohet në nivelin rreth 6 .

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET