Presidenti Thaçi rikthehet në Tiranë, takim me Bashën në selinë blu

Presidenti Thaçi rikthehet në Tiranë, takim me Bashën

Presidenti Hashim Thaçi është rikthyer sërish në Tiranë këtë të enjte. Ndërsa do të jetë i ftuar në një studio televizive në mbrëmje, ai e ka shfrytëzuar kohën për tu takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Takimi u zhvillua në selinë blu.

"Me Presidentin e Kosovës  Hashim Thaçi biseduam për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe  tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara" deklaroi Basha pas takimit.

Kjo është vizita e dytë e Thaçit në Tiranë brenda 6 ditëve. Gjatë vizitës së parë Thaçi pati taklime me Presidentin dhe kryeministrin Rama ku diskutuan mbi zhvillimet politike këtej dhe andej kufirit por edhe për pandeminë Covid 19.




EMISIONET