Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë.Ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 16:00, ku do të pritet nga homologu i tij shqiptar Ilir Meta.

Takimet në Presidencë do të nisin me një takim kokë më kokë mes krerëve të shteteve dhe më pas bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive.

Në vizitë dy ditore në vendin tonë presidenti Slloven do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit dhe politikës.Ai ka parashikuar gjithashtu një vizitë në kalanë e Krujës.

Ja axhenda

4 mars 2019

Në ora 16:00, Presidenti Pahor do të pritet nga Presidenti Meta

Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy Presidentëve në sallën “Skënderbeu” të Institucionit të kreut të shtetit shqiptar.

Në orën 17.45 të së hënës Presidenti Pahor do të pritet nga Kryeministri Edi Rama,

Në orën 18.30 do të mbahet takimi me kryetarin e Opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

5 mars 2019

 Presidenti Pahor do të pritet në takim të veçantë nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Në orën 9.15, do të pritet nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në orën 11:00 Presidenti Pahor do të vizitojë qytetin dhe kalanë e Krujës.


E.G

/Ora News.tv/