Presidenti ngre task forcën për koronavirusin, Meta: Duhen fonde që situata mos dalë jashtë kontrollit

Presidenti ngre task forcën për koronavirusin, Meta: Duhen fonde

Situata e krijuar pas verifikimit të dy të prekurve të parë të parë nga koronavirusi ka sjellë masa të shtuara edhe në Presidencë. Një ditë pasi i kërkoi qeverisë shtim të masave, kreu i shtetit ka vendosur të jetë vetë në ndjekje të situatës drejtpërdrejtë.

Ilir Meta: Edhe në Presidencë kemi një Task-Force që drejtohet nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe do të ketë edhe një adresë për të gjithë personat, të cilët kanë shqetësime, shohin nënvlerësime në terren nga persona të caktuar apo që nuk marrin trajtimin e duhur, si edhe nuk u kushtohet vëmendja e duhur.

I pyetur nëse janë kushtet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Komëbtare, Meta tha se problematikat i ka adresuar shumë më herët.

Ilir Meta: Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Unë që në datë 31 janar 2020 kam kërkuar publikisht marrjen e masave ende pa u shfaqur rastet në Itali dhe më pas menjëherë u kam kërkuar në mënyrë zyrtare të gjitha institucioneve të parapërgatiten për këtë situatë në vijimësi. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave pas zhvillimeve dramatike në Italinë fqinje. Qeveria sot ka marrë një seri masash në këtë drejtim.

Kreu i shtetit pati një thirrje si për qytetarët edhe për institucionet shtetërore.

Ilir Meta: Nuk ka vend për panik! Por në radhë të parë nuk ka vend kurrsesi për nënvleftësimin më të vogël nga të gjitha institucionet, dhe në mënyrë të veçantë nga çdo qytetar i këtij vendi. Janë disa gjëra që kërkojnë fonde dhe fondet duhen gjetur patjetër, sepse në qoftë se do të neglizhohet në disa fonde në fillim, atëherë do të investohet shumë më tepër në të ardhmen dhe situata mund të dalë dhe jashtë kontrollit.

Presidenca ka vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni. 

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET