Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dënuar vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç duke e quajtur ngjarjen si një akt kriminal. 

Meta, shpreh keqardhjen e thellë, duke shprehur  besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .


/Ora News.tv/