Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Komunën e Rozhajës në Malin e Zi. Kjo është hera e parë ku Presidenti viziton këtë komunë, ku banojnë shqiptarë.

Banorët shqiptarë të Rozhajës dhe zonave përreth i kushtuan një pritje të ngrohtë, kreut të shtetit shqiptar. Po ashtu Presidenti Meta u prit nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, ministra dhe deputetë.

Meta mori pjesë si i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale "Ora e Maleve". Ai i uroi shqiptarëve të Rozhajes dhe Malit të Zi festën e flamurit kombëtar.

/Ora News.tv/