Presidenti Meta uron 7 Marsin: Një falënderim të veçantë kam për mësuesen time të parë

Presidenti Meta uron 7 Marsin: Një falënderim të

Në ditën e 7 marsit, presidenti Ilir Meta ka uruar gjithë mësuesit shqiptarë.

Përmes një postimi në facebook, Meta ka kujtuar edhe mësuesen e tij të parë.

Meta nuk ka harruar t'i falenderojë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë janë vënë sot në ballë të asaj që Meta e quan pranvera kuqezi.

Meta: Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit! Gëzuar këtë ditë nderimi të madh për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, dhe shumë suksese në misionin fisnik të mëkimit të dijes, vlerave qytetare, atdhetare e patriotike!

Një urim dhe një falënderim të veçantë kam sot për mësuesen time të parë Lenin, mësueset e mia tek "Kongresi i Lushnjës", "Fan Noli" dhe "Sami Frashëri", Kadrie Dibra, Kasiani Nikolla, Afërdita Saraçi, Dolorez Cipo, Mirjana Hoxhasi, Nafie Ciu, Ana Papa, Fatmira Kocani, Enis Terhati, Edmond Gega e shumë të tjerë, si dhe për të gjithë profesorët e pedagogët e mi të dashur të cilët i kujtoj me shumë respekt dhe nostalgji.


Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit!


Faleminderit edhe të gjithë mësuesve, pedagogëve e profesorëve të nderuar që së bashku me ajkën e elitës së intelektualëve shqiptarë janë vënë sot në ballë të PRANVERËS KUQEZI!
Lavdi përjetë atyre që dhanë jetën për gjuhën tonë të shenjtë!



Të mos harrojmë kurrë amanetin e Petro Nini Luarasit: "Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!"


EMISIONET