Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur sot ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.

Në një status në FB, Meta uroi Seferin që këtë vit të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë Kombëtar sa më lart. 

Ja postimi i Presidentit Meta

Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi.

Uroj që në këtë vit të shpallur të "Skënderbeut", Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë Kombëtar sa më lart

/Ora News.tv/