Shqetësimin e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit Ilir Meta ia ka shprehur edhe djalit të George Soros, Alex Soros.

Kreu i Shteti ka zhvilluar sot (20 dhjetor) një takim në Presidencë, ku ngriti disa shqetësime, mes të cilave edhe përpjekjet  e qeverisë për të kapur drejtësinë.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një postim në Facebook publikoi detajet e  takimit, ku tha se  ishte kërkuar nga Aleksandër Soros dhe Drejtori Ekzekutiv i zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.   "Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut", shkruan Tedi Blushi.




/Ora News.tv/