Presidenti Meta sot bën publike idenë konkrete për Referendumin

Presidenti Meta sot bën publike idenë konkrete për Referendumin

Presidenti i Republikës Ilir Meta është i vendosur ta çojë deri në fund idenë e tij për të thirrur në referendum shqiptarët, si një mënyrë për t’i dhënë fund krizës ku është futur vendi.

Pas deklaratës me tone të fortë të së premtes, Kreu i shtetit ka lajmëruar se sot do të japë ide konkrete për këtë referendum.

Meta  ka cituar nenin 150 të Kushtetutës, duke lënë të kuptohet se do të jenë firmat e 50 mijë shtetasve që do t’I kërkojnë Presidentit zhvillimin e referendumit

Neni 150

1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Kreu i shtetit shprehet përmes një postimi në Facebook se  u bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte, por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

"Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve. Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet? Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!"

Vendimi I Presidentit vjen në një kohë që Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të përplasjeve me maxhorancën për zgjedhjen e anëtarëve të saj. Tashmë edhe Besnik Muçi, i dekretuar nga Presidenti u largua për shkak të vettingut. Ndërsa Marsida Xhaferrllari nuk njihet nga mazhoranca.

EMISIONET