Presidenti i Republikes shpreh shqetesimin per situaten e krijuar ne Rrugen e Kombit dhe keqardhjen per personat e lenduar gjate protestes se sotme. 

Ai ben thirrje per evitimin e dhunes per vetepermbajtje dhe dialog e mirekuptim me qellim  normalizimin e situates dhe kthimin e levizjes normale te automjeteve dhe qytetareve ne pritje.

Cfare ndodhi?
Prej orës 10:40 qindra protestues u mblodhën tek Rruga e Kombit për të kërkuar heqjen e tarifës së kalimit. 

Fillimisht protestuesit u përplasën me policinë e cila u përpoq të mbronte sportelet. Me skafandra në duar dhe me shkopinj gome ata u perpoqën t'i ndalonin për ti afruar tek trau. Pati përplasje me protestuesit të cilët qëllonin me gurë.
Por më pas policia u zbraps dhe protestuesit i vunë flakën kabinave dhe disa objekteve qe ishin pjesë e struktures metalike ku makinat ndalojnë për të bërë pagesën e tarifës së kalimit. 

Protesta vijoi deri ne oren 14: 30 minuta kur protestuesit nisen te largoheshin dhe filloi levizja e automjeteve pergjate rruges.   

Mbi tre orë protesta tek Rruga e Kombit, Protestuesit shkaterrojne dhe djegin sportelet e pageses se tarifes

(Foto: LSA, Protesta sot ne rrugen e Kombit)

Lexoni cfare ndodhi: Përleshje te Rruga e Kombit, shkatërrohen sportelet e pagesës së tatifës








/Ora News.tv/