Apeli i Presidentit Ilir Meta në samitin e SEECP në Bosnje për të njohur Kosovën ka sjellë edhe reagimin e kryeministres së Serbisë, Ana Branbiç.

Këtij apeli, Ana Branbiç iu përgjigj duke thënë se këto deklarata janë provokime.

Brnabiç ka thënë se korniza e SEECP nuk e njeh Republikën e Kosovës, së bashku me vendin pritës Bosnje-Hercegovinë, kështu që do të ishte mirë ta respektojmë këtë në marrëdhëniet diplomatike.

"Unë sugjeroj që të veprojmë në përputhje me kornizën e vendosur në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, duke treguar respekt për njëri tjetrin, pa përdorur provokime të tilla që Meta u përpoq të përdorë", tha Brnabiç, raporton media serbe B92.

Brnabiç shtoi se përveç vendit pritës, ka edhe vende të tjera të vendeve të SEECP që nuk e njohin Kosovën, si Rumania, Greqia, apo Moldavia.

/Ora News.tv/