Në 68 vjetorin e ekzekutimit të 22 intelektualëve të pafajshëm për “bombën” n ëish legatën sovjetike, Presidenti Ilir Meta vlerëzoi për merita të veçanta dëshmitarët dhe kontribuesit e zbulimit të kësaj padrejtësie, pushkatimit pa gjyq të këtyre intelektualëve.

Në një ceremoni solemne, është përkujtuar në selinë e Presidencës, 68-vjetori i pushkatimit pa gjyq të 22 viktimave të pafajshme “ të bombës” në ish-legatën sovjetike.

Kreu i shtetit Ilir Meta, vlerësoi me titullin e lartë “Me merita të veçanta Civile”, dëshmitarët dhe kontribuuesit e zbulimit, gjetjes dhe vënies së drejtësisë në vend për 22 intelektualët e pafajshëm, të pushkatuar pa gjyq, me akuzën e hedhjes së “bombës” në ish-Legatën Sovjetike.

Meta: Të ndjerët Kadri e Faslli Hysaj, Gëzim Mullaj, zotërinjtë Aleksandër Dhima, Hysen Shehu dhe Osman Kaceli, me veprimet e tyre njerëzore, atdhetare, por mbi të gjitha të ndërgjegjshme e të përgjegjshme për barrën e rëndë të ruajtjes dhe zbulimit të së vërtetës historike, meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë më të madh. 

Teksa vuri theksin tek domosdoshmëria e gjetjes së të gjithë viktimave të diktaturës, Presidenti Meta tha se brezat e rinj duhet ta njohin të vërtetën e së kaluarës së hidhur, që ajo të mos përsëritet më.

Në ceremoninë e organizuar, ishin të pranishëm deputetë, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik e institucioneve shtetërore, familjarë dhe pasardhës të viktimave.

/Ora News.tv/