Presidenti Ilir Meta doli sot në mbrëmje para gazetarëve për të denoncuar me fakte atë që e quajti " krim të tmerrshëm kushtetues të konsumuar nga sekti mafioz në krye të grushtit të shtetit dhe me pasoja tepër të rënda për të gjithë shqiptarët, buxhetin e shtetit dhe financat publike, sigurinë juridike vetëm për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të të gjithë popullit shqiptar"

Meta tha se ligji për dividentin eshte rasti më flagrant sesi Kuvendi "i kapur si një organizatë mafioze, bashkë me qeverinë, e këtë maxhorance kanë dhunuar haptazi kushtetutën e Shqipërise.

Për këtë "ju premtoj se shumë shpejt - vijoi më tej Meta do të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë. 

"Nuk do të ketë shpëtim për ta" nënvizoi kreu i shtetit.

Ligji per dividentin i shpjeguar nga Presidenti Meta- Sipas kreut të shtetit lehtësimi fiskal me efekt prapaveprues është bërë me qëllim që të favorizohen një grup biznesmenësh

Kushtetuta, bën të qartë se taksat dhe tatimet, lehtësime dhe përjashtimi prej tyre, caktohen me ligj, në këtë rast ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Çdo lehtësim fiskal nuk mund të ketë efekt prapaveprues, por vetëm me efekt për të ardhmen. 

"Por çfarë bëri ky sekt mafioz ne krye të kuvendit, qeverisë dhe grushtit të shtetit? " u shpreh Meta dhe nisi sqarimin.

Me 3 dhjetor Kuvendi miratoi ligjin 94 2018, për disa ndryshime në ligjin 84 38, date 28 dhjetor 1998, për "Tatimin e të ardhurave të ndryshuar". Sipas Metës ky ligj është tërësisht në dëm të sipërmarrësve, të bizneseve familjare, në poshtërim të seriozitetit të tyre për të kontribuar në mënyrë të ndershme me taksat e tyre, për shtetin ligjor.

Në nenin 9 te ketij ligji, eshte vendosur i që tatimi mbi divident fitimin nga 15% te bëhet 8%, me efekt prapaveprues nga viti 2018 e më parë pa asnjë kufizim kohor. 

Meta lexon dispozitën e fshehur ne nenin 9 me këtë përmbajtje: Norma e tatimit për dividentin me shkallë 8% do të aplikohet, edhe përfitimet e pashpërndara për vitin 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi i dividentit, që i përket fitimeve të pashpërndara të vitit 2017 e më parë të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividentin mbi fitimin e e vitit 2018, të paguhet brenda 20 gusht 2019. 

Meta: "Ky parashikim dhunon hapur nenin 155 të Kushtetutës, që ndalon efektin prapaveprues të lehtësirave fiskale pasi kjo do të thotë diskriminim dhe jo barazi para ligjit. Është një goditje e rëndë pas shpine për mijëra biznese të ndershme shqiptare e të huaja që në respekt të Kushtetutës kanë paguar tatim fitimin prej 15% ndërkohë që me hyrjen në fuqi të nenit 9 të miratuar oligarkët e qeverisë dhe të gjithë ata që kanë paguar nën dorë qeverinë dhe deledeputetët që votuan këtë dhunim të kushtetutës.  Ky krim i rëndë kushtetutës i padëgjuar përmbys sitemin fiskal dhe majm më shumë shtresën e voglë dhe më të pasur të shoqërisë

Më 20 dhjetor 2018  presidenti firmosi kthimin në kuvend të këtij ligji. Dekreti i dërgua në të njëjtën datë Kuvendit dhe po në atë ditë Kuvendi zhvilloi seancë plenare. Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dekretin pa e thirrur institucionin e presidentit për të dhënë sqarime për kthimin e këtij ligji. Po këtë ditë Kuvendi e miraton në seancë plenare.

Meta: "Mavri Kuvendi dhunoi hapur e tmerrshëm Kushtetutën, shkeli me vetëdije ligjin dhe rregulloren duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e Presidentit për ta botuar në Fletoren zyrtare. Shmangu debatin me përfaqësuesit e Presidentit. me përfaqësuesit e Presidentit pasi procedura e fshehtë kishte si qëllim rrëzimin e dekretit pa publicitet. Pasi diskutimi public e transparent do të nxirrte në pah jo vetëm antikushtetueshmërinë e ligjit por dhe trajtimin preferencial e korruptiv që qeveria e Rilindjes u ofronte oligarkëve të saj, duke i kushtuar me qindra milionë euro buxhetit të shtetit në kurriz të të gjithë qytetarëve shqiptarë e bizneseve të ndershëm”

Padia ne SPAK- Presidenti tha se do të paraqesë në ditët e ardhshme dhe një kallzim penal në SPAK për të zbardhur ‘këtë skemë kriminale dhe klienteliste” sic e quajti ai.

"Ju bëj me dije se për këtë krim të tmerrshëm flagrant kushtetues e ligjor dhe me efekt dërrmues për buxhetin e shtetit prej qindra milionë eurosh me afat prapaveprues pa afat kohor do të paraqes në ditët e ardhshme kallzimin penal në prokurorinë e posacme për të zbardhur të gjithë këtë skemë kriminale dhe klienteliste dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj."

Njoftimi- Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi përmes një postimi në facebook.

Blushi shkruan se Meta do të denoncojë para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!

Blushi: Të dashur kolegë gazetarë, Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!

/Ora News.tv/