Kreu i shtetit, Ilir Meta është nderuar në Kroaci nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.

"Akordimi i Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat", shkruan në Facebook, kreu i shtetit.

Meta thotë se Shqipëria dhe Kroacia janë partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!

/Ora News.tv/