Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh ngushëllimi për viktimat nga sulmi në Sri Lanka, ditën e Pashkëve.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shqiptar shkruan:

Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

Deri tani janë raportuar për më shumë se 137 viktima nga sulmi në tre kisha, ndërsa ka edhe shumë të plagosur.

/Ora News.tv/