Kreu i Shtetit, Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme u shpreh se Kushtetuta rrezikohet nga një grup mafioz. Ai u shpreh se detyra e Presidentit është që grushtit të shtetit ti përgjigjet me dekrete.

Ilir Meta: Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit ti përgjigjet me dekrete. Ka për detyrë ti drejtohet qytetarëve shqiptare në mbrojtje të Kushtetutës. Kushtetuta është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë, pavarësisht se dikush është nga jugu dikush nga veriu, dikush është i krishterë dhe dikush mysliman, dikush është socialist dhe dikush demokrat, dikush ballist e dikush demokrat. Por e vetmja gjë që na bashkon në këtë shtet është vetëm kushtetuta. 

Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë siç e ka bërë deri tani me besnikëri të plotë. Ju ftoj të përqendrohemi tek kjo çështje. Do të përpiqen t'ua largojnë vëmendjen me çdo lloj shashkash që hedhin majtas e djathtas, por kjo është çështja më e rëndësishme për qytetarët, mbrojtja e rendit kushtetues që kërcënohet nga një grup mafioz, jo nga PS, sepse PS ka meritën që ka bërë kushtetutën në 1998 dhe parimet nuk kanë ndryshuar. Por nga një grup mafioz që për fat të keq punon kundër interesave kombëtare dhe është armik i qartë i shtetit të së drejtës dhe drejtave të qytetarëve shqiptarë.



/Ora News.tv/