Presidenti Meta: Ja pse ja dhashë shtetësinë shqiptare Janullatos

Presidenti Meta: Ja pse ja dhashë shtetësinë shqiptare Janullatos

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar përse ja ka dhënë shtetësinë shqiptare, kryepeshkopit Anastas Janullatos. Kreu i shtetit shqiptar tha se Janullatos i plotësonte të gjitha kriterët e ligjit për shtetësinë.

Meta tha se me këtë akt i ka shërbyer Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ku kryepeshkopi ka dhënë kontributin e tij.

"Ishte një bindja ime e plotë institucionale, për shkak të ligjit për shtetësinë ku mund të theksoj se Janullatos plotëson të gjitha kriteret. Në kërë mënyrë i kam bërë një shërbim shumë të mirë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në të cilën Foltlumturia e tij dhe nën drejtimin e të cilit u ringrit nga hiri i trashëguar nga sistemi komunist dhe është sot nga kishat më të nderuara në Europë dhe është një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë", tha Meta në një intervistë për "Opinion".

Duke folur për votën e Shqipërisë në OKB, Presidenti Meta tha:

"Çdo votim tjetër përvecse atij që ka ndodhur do të ishte shumë i pranueshëm. Ka patur tre mundëesi për tu shprehur ndryshe. Pro rezolutës, abstenim dhe kundër". 

EMISIONET