Banorët e 5 shtëpive rrëzë malit të Shëngjinit janë evakuuar nga autoritetet pasi rrezikohen nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë prej mbrëmjes zonën në afërsi të Portit.

Situata cilësohet se  shqetësuese dhe e rrezikshme.

Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, Forcat zjarrfikëse të ardhura edhe nga disa qytete të tjera dhe dy reparte të  ushtrisë janë fokusuar vetëm në mbajtjen e zjarreve larg zonës së banuar që kërcënojnë zonën e banuar, ndërsa tashmë ka shkrumbuar disa hektarë pyll.

Në këto kushte, prefekti i Lezhës, Gjok Jaku tha se ndërhyrja nga ajri mbetet e vetmja mundësi.

Banorët e Shëngjinit ndërkohë thonë se ndihen të rrezikuar nga zjarri, teksa thonë kjo situatë po ndikon edhe në largimin e pushuesve nga kjo zonë turistike.

Ndërkohë një zjarr i fuqishëm ka rënë këtë mesditë në majën e Shën Dëllisë, ne malin Trebeshine në kufirin midis Bashkisë së Tepelenës dhe Bashkisë së Memaliajt.

Ndërhyrja nga toka edhe atje cilësohet e rrezikshme, pasi jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore që kanë plasur.

Situata e krijuar nga zjarret ka shqetësuar edhe presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë të shpërndarë nga Presidenca, kreu i Shtetit kërkon koordinim të institucioneve për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive

 “Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”

Zjarrevëniet e qëllimshme ose nga pakujdesia kanë rezultuar shkaqet kryesore të zjarreve këtë verë që në krahasim me një vit më parë kanë qenë më të pakta.

Mesditën e sotme (23 gusht), flakët kanë përfshirë malin e Shëngjinit. Shikoni videon  



/Ora News.tv/