Meta akuzon: EURALIUS në Shqipëri me porosi politike, reforma në drejtësi jo e suksesshme

Meta akuzon: EURALIUS në Shqipëri me porosi politike, reforma në

 “Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje,” deklaroi ambasadorja gjermane Sussane Schutz.

Ndryshe nga ndërkombëtarët presidenti i Republikës Ilir Meta mendon që reforma në drejtësi nuk është e suksesshme,  por përkundrazi ka shkatuar krizë institucionale.

Fakt për këtë sipas Kreut të Shtetit është mosfuksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe mungesa e investimeve nga vendet e zhvilluar perëndimore.

Në kulmin e krizës politike në vend, kreu i shtetit Ilir Meta ka shigjetuar pa asnjë rezervë misionin e Euralius në Shqipëri. Sipas tij, ky mision me porosi politike, ngriti institucione që nuk ekzistojnë në Kushtetutë.

Meta tha se i kishte kërkuar Drejtorit të përgjthshëm të Zgjerimit Danielsen, Komision vlerësimi për zbatimin e reformës në drejtësi

Presidenti theksoi edhe një herë se Kushtetutën e vendit nuk mund ta shkelë askush, dhe aq më pak diplomatët apo komisionerët e huaj.

Ilri Meta:  Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund ti shmangemi.  Pas vendi pësoi 97 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Komisionit të Venecias edhe me kontributin e shumë personaliteteve në këtë vend. sepse u nxor mësim nga 97. U bë një kushtetutë për të parandaluar një 97, pra për të menaxhuar kriza të cilat mund të dalin jashtë kontrollit dhe një rrëshqitje të demokracisë drejt humnerës dhe anarkisë.

Në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqëm të gjitha vidat, kontroll, balancë, llogaridhënie dhe kaluam nga një sistem parlamentar, kemi kaluar në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse ne sot kemi këtë situatë,  ku parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet e tyre, por ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata, që të jemi të qartë.

Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t'ju them që po të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese.

Kur është bërë reforma kam qenë kryetar kuvendit, kam thënë prit: Vettingu po, patjetër, por do të kemi kujdes sepse mund të kërcënohet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëhere nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve.

Vijmë tek rasti i Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, që është institucioni kryesor që ka të bëjë edhe me zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektorit të Përgjithshëm. Kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president duke ditur dështimin e herës së parë që u humb një vit kohë dhe askush nuk mbante përgjegjësi, sepse njëra palë thoshte me ka dezinformuar ky, tjetri thoshte ky,  papërgjegjshmëri totale përfshi edhe partnerin ndërkombëtar. 

Kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, që është një mision që paguahet me taksapaguesit evropian për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri sipas standardeve evropiane dhe në respekt me kushtuten dhe ligjet e Shqipërisëë. Kam folur hapur si presidentit. Më takon si president më kushtetutë të hedh shortin, por ne e dimë sa çfarë ka ndodhur një vit më parë. Kështu që të ftojmë të gjithë aktorët, jashtë kamerave, jashtë mediave, kryetarin e kuvendit, kryetarin e komisionit të ligjeve që të unifikojnë në një qëndrim të përbashkët sepse jemi në një situatë ekstraligjore, sipas parashikimeve të vetë kushtetutës, që mos kemi debate, kontestime.

Ditën e fundit Euraliuesi i çon përgjigje zyrës së Presidentit që ne në takim nuk vijmë dot sepse ne jemi mision teknik.  Një mision teknik do të thotë që kemi marrë porosi politike. Unë nuk e di dhe sot nga kush u mor porosi politike. Të kërkon presidenti i Republikës, ta kërkon zyrtarisht për të mirën e përbashkët dhe një reformë që e kemi bërë të gjithë bashkë, ku do të diskutohet me të gjithë institucionet. Bëhet fjalë për gjërat e rëndësishme të një vendi. Kushtetutën e një vendi, për gjykatën Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm që është aq i rëndësishëm sipas kësaj reforme.

Kam  një pyetje për të gjithë: Ky EURALIUS s'i i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komsionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me Kushtetën e Shqipërisë. Kjo nuk mund të jetë drejtësi evropiane, në rast se nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë. Kjo nuk do të luftojë më shumë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të garantojë të drejtat e njeriut dhe në fund fare këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe vazhdoni dëgjojini. Unë kam thënë që në fillim dhe do e them prapë.

Reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur në Shqipëir të ketë më shumë investime amerikane, gjermane, britanike dhe nga vendet më të zhvilluara, bizneset e të cilave kanë kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe gjykatave.

Meta: I kam kërkuar Drejtorit të përgjthshëm të zgjerimit Danielsin, Komision vlerësimi për reformën në drejtësi

Ne duhet t'i bëjmë të qartë kujdo që kushtetutën tonë nuk mund ta shkelë askush, as presidenti jo e jo, se ka vënë dorë mbi Kushtetutë dhe duhet të përgjigjet për çdo shkelje. Por asnjë ambasador, asnjë diplomat, as një komisioner dhe asnjë tjetër. I kam kërkuar që në fillim të tetorit, Drejtorit të përgjthshëm të zgjerimit, zotit Danielson, që është një njeri shumë i përgjegjshëm. I kam thënë që ne jemi në një situatë të tillë. Ju shumë mirë që flisni për sukseset e reformës në drejtësi, por në kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese. I kam thënë sillni një komision vlerësimi për zbatimin, sepse po ikën kaq kohë, të reformës, që ne vërtet të garantojmë që kjo është një histori suksesi për ne dhe për ju. Përmes kësaj reformë ne do të jemi më të besueshëm për të çelur negociatat dhe për tu anëtarësuar në BE.

Meta: Ja pse nuk mund të ul në tryezë Ramën dhe Bashën

Presidenti i Republikës bëri thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të adresuar krizën në të cilën ndodhet vendi.

Ilir Meta: "Shpesh dëgjoj njerëz që thonë çfarë bën presidenti i Republikës. Dëgjojmë dhe histori nga më të ndryshmet. Presidenti i Republikës ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar frymën e kushtetutës, por presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë dy apo tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me  këtë sepse është kryeministër apo si kryeministër, apo edhe me dikë tjetër që thotë 30 qershori do të jetë një ditë suksesi e madhe për demokracinë në Shqipëri në këto kushte që jemi. Kjo situatë  kërkon përgjegjshmëri  nga të gjithë aktorët vendas dhe aktorët ndërkombëtarë,  kërkon paanësi"


EMISIONET