Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën këtë të shtunë (27 qershor) me falenderime me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia tek Polonia.

Duket se Presidentit Meta i ka pëlqyer motoja e Presidencës polake, “back on track”, “të kthehemi në shina” të cilën e sheh aktuale edhe për situatën në Shqipëri.

Postimi i plotë në Facebook

Kënaqësi të isha dje i ftuar në një drekë pune me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia.
Përgëzova Ambasadorin e Çekisë për kryesimin me sukses të Grupit përgjatë një viti të vështirë.
Shpreha besimin për suksesin e kryesisë së re polake në realizimin e objektivave mjaft ambicioze në një periudhe me sfida të mëdha për mbarë Europën. Frymëzuese motoja e Presidencës polake: "back on track". Mjaft aktuale për të gjithë.
Falenderova vendet e Grupit V-4 për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Bashkëpunimi i tyre është shembull i shkëlqyer edhe për rajonin tonë.


/Ora News.tv/