Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar në Prizren shqiptarët  e prekur nga tërmeti, të cilët janë  akomoduar në Kampin e Inovacionit.

Kreu i shtetit bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin ne normalitet

Ai falënderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Haskuka për përkujdesjen e ngrohte dhe vëllazërore si dhe vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit.

/Ora News.tv/