Një ditë pas zhvillimit të manifestimit të zhvilluar në bulevard, Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Edhe njëherë ai shprehet i vendosur për ta çuar deri në fund misionin e tij për të luftuar grushtin e shtetit.

Në facebook ai shkruan se është detyra e Presidentit të Republikës që të mbrojë lirinë dhe demokracinë e popullit.

Postimi i plotë na Facebook

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE!

/Ora News.tv/