Në momente të vështira për vendin për shkak të virusit COVID-19, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e 3 anëtarëve  të Gjykatës së Lartë.

Sokol Sadushja, Ervin Pupe dhe Ilir Panda, të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, vijnë nga radhët e juristëve të spikatur.

3 emrat e emëruar nga Presidenti do t’i bashkohen anëtarit të vetëm të mbetur Ardina Dvorani, të cilët do të nisin punën për shqyrtimin e 35 mijë dosjeve të depozituara në Gjykatën e Lartë.

Në njoftimin e  Presidentit thuhet se fillimi i funksionimit të Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

/Ora News.tv/