Meta dekreton ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore, sportistët përfitojnë pension të posaçëm

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore,

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreteoi një tjetër ligj të qeverisë.

Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore, ku sportistëve u njihet e drejta për të përfituar pension të posaçëm.

Njoftimi i Presidentit

4 qershor 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm.

EMISIONET