Presidenti Meta bën simbolin e shqiponjës dhe përshëndet nga Jezerca

Presidenti Meta bën simbolin e shqiponjës dhe përshëndet nga

Pushimet e Presidentit Ilir Meta këtë vit kanë qenë të larmishme, sa në mal edhe në det.

Këtë mëngjes, kreu i shtetit shqiptar ka përshëndetur nga shkëmbi i Dardanit pranë kryemajës së Jezercës, në Aplet Shqiptare.

Sportiv dhe me simbolin e shqiponjës, Meta thotë:

"Të dashur miq, bashkë me Dardanin nga Valbona ju përshëndesim në lartësinë mbi 2500 metra pranë kryemajës së Alpeve Shqiptare, Jezercës".

Videoja është publikuar në faqen e Facebook-ut të Presidentit Meta. 


EMISIONET