Presidenti i Republikës i kërkon Bashkimit Europian që të jetë më skeptike ndaj qeverisjes së Edi Ramës, pasi sipas tij një mbështetje e tillë mund të thellojë krizën në vend.  

Në një letër dërguar eurokomisionerit për zgjerimin Oliver Varherly, Kreu i Shtetit  vë sërish në dijeni zyrtarin e BE për stuatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese dhe tentativën e qeverisë së majtë për të kapur institucionet e drejtësisë.

Meta: “Çdo mbështetje për gërryerjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri vetëm do ta përshkallëzojë krizen dhe do të inkurajojë shpopullimin në vend. Rivendosja e besimit në procesin e negociatave nuk ëshët vetëm një kërkesë e shteteve anëtare të unionit por gjithashtu edhe në një progres real dhe të domosdoshëm nga vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.”

Publikimin e kësaj letre zyra e Presidentit e ka cilësuar si një servirje ndaj mediave nga zyrat e PS për të krijuar qasje dashakeqe.


 

/Ora News.tv/