Presidenti katalanas plas "bombën": Neymar është i Realit

Presidenti katalanas plas "bombën": Neymar është i

Ish-presidenti i Barcelonës Joan Laporta beson se Neymar do ta veshë fanellën e Real Madridit gjatë verës.

Për Neymarin ndoshta Paris Saint Germain është një hap para nënshkrimit për Real Madridin, koha do të tregojë. Ndihem keq për dëmtimin e tij. Është lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe ai do t’i mungojë shumë PSG-së në takimin e kthimit përballë Real Madridit”.- tha Laporta.

55 vjeçari thotë se e kupton arsyen pse Neymar u largua nga "Camp Nou".

"Ai dëshiron të jetë lider dhe të fitojë Topin e Artë, gjë që është e pamundur derisa lojtari më i mirë në histori të jetë në fushë". - ka thumbuar ish-presidenti, duke pohuar kështu se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në glob.

EMISIONET