Presidenti Ilir Meta akuzon mazhorancën se po bën lojë politike me Gjykatën Kushtetuese dhe dërgimin në Venecia të dekretit të tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit.

I ftuar në "Tempora" në Rtv Ora, Meta tha se drejt kësaj loje maxhoranca po tenton të tërheqë dhe Venecian.

Meta: Kjo është një gjë normale. Edhe unë si President do ti drejtoj pyetjet e mia Venecias për dy emërimet në Gjykatën Kushtetuese për arsye se është e qartë se jo vetëm në rastin e parë Presidenti ka pasur të drejtë dhe ka respektuar Kushtetutën. Kjo kërkesë është për të marrë në mbrojtje personin përgjegjës që ka shkelur Kushtetutën, Dvoranin, për të cilin ka dhe kallëzim nga Presidenti. Është dhe përpjekje për të mbajtur një fake çështje. Ekzistojnë shkelje nga Dvorani dhe Kuvendi.

Përgjigjia që do të vijë nga Venecia nuk ka rëndësi për Metën.

Meta: Nuk ka asnjë shans që Venecia të hedhë në kosh emrin e vet duke u përfshirë në këto lojëra të mazhorancës dhe për fat të keq disa ndërkombëtarëve që janë përfshirë në këtë çështje dhe i kanë dalë garant Dvoranit. Ata janë kapur në flagrancë. E gjykoj përpjekje për të mbrojtur një person që është në hetim nga prokuroria dhe krimet ligjore janë tepër flagrante. Presidenti është i vetmi institucion që ka përmbushur të gjitha detyrimet e ligjit dhe ka bërë përpjekje të sforcuar me institucionet në mënyrë që çdo gjë të bëhej në parametrat normalë.  Gjithçka është një lojë politike, ta fusin Komisionin dhe unë do ti drejtohem për dy votimet që ka bërë Parlamenti. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri thotë kam folur me partnerët.



/Ora News.tv/