Presidenti i Rebublikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar sot me çmimin "Mjeshtër i Madh", katër ikonat e sportit shqipatar. Personazhe e spikatura që u nderuan janë edhe Iliaz Çeço, ish-lojtar i Dinamos dhe Tiranës, Faruk Sejdini, një figurë e njohur dinamovite, si dhe Gani Merja.

Ky i fundit është ndarë nga jeta që prej vitit 1999 dhe është një nga ata futbollistë që ka spikatur me Partizanin në vitet ’60. Po ashtu, Meta dekoroi edhe Skënder Gegën, ish lojtarin dhe tranerin e Partizanit.

Meta vlersoi kontributin e madhë që i kanë dhënë futbollit shqiptarë për secilin nga këto persoanlitet. Më tej kreu i shtetit tha se kanë qenë dhe janë një shembull i shkëlqyer suksesi, për pasionin, vendosshmërisë dhe përkushtimin e dhënë në dobi të kombit të tyre.  "Është një moment i veçantë për arsyeje se jam pranë personaliteteve të mëdha të futbollit. Jemi këtu për të përuruar një ceremoni për dekorimin e 4 futbollistëve të shkëlqyer. Edhe pse janë 4 njerëz të ndryshëm, ajo që i bashkon këta sportistë është pasioni dhe krenaria për të dhënë maksimumin për ekipin kombëtar. Ata vendosën pasion të parin për të arritur majat në këtë profesion".





/Ora News.tv/