Basha takon David Sassoli: Opozita po bën gjithçka që hapja e negociatave të bëhet realitet

Basha takon David Sassoli: Opozita po bën gjithçka  që hapja e

Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli është në mbështetje për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

Kjo është konfirmuar nga takimi që Sassoli zhvilloi me kreun e PD, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur Presidentit qëndrimin se opozita po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

"Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon. Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës", është shprehur Lulzim Basha.

Ditën e djeshme Sassoli u takua dhe me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta.

Si në konferencën me kryeministrin ashtu dhe në fjalimin e tij në parlament, Sassoli u shpreh se negociatat duhet të çelen sa më shpejt.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria është një vend që duhet të merret si shembull, një vend i cili vë theksin tek dialogun dhe se BE ka nevojë për Shqipërinë.

EMISIONET