Zgjedhjet e parakohshme, Meta: Maqedonia tregoi pjekuri politike, duhet reflektim i menjëhershëm dhe tek ne

Zgjedhjet e parakohshme, Meta: Maqedonia tregoi pjekuri politike, duhet

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për reflektim të menjëhershëm duke sjellë shembullin e Maqedonisë së Veriut e cila shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në konferencën për media me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski, kreu i shtetit tha se duhen lexuar me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet të përmbushim.

Ilir Meta: "Jemi në këto kushte ku askush nuk do të donte një situatë të tillë, por sikurse e tha dhe presidenti Pendarovski mesazhi ynë është dhe duhet të jetë shumë i qartë:  Ne kemi dhe punojmë  vetëm për një alternativë, anëtarësimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. 

Në këtë drejtim është e rëndësishme që të gjithë të reflektojmë. Kemi reflektim përmes zgjidhjes politike. Kjo është zgjedhja e tyre dhe tregon pjekurinë e tyre politike e demokratike. Natyrisht tek ne ka rëndësi të kemi reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet ti kishim dhe duhet të përmbushim. 

Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet më kritike përfshi Francën, Gjermaninë, Danimarkën, Holandën, Spanjën apo çdo vend tjetër, për të adresuar shqetësimet e tyre. Nuk mjafton të themi që Franca ka probleme të brendshme, apo Holanda dhe po na përdor ne, nëse ne jemi burim i shqetësimeve të brendshme të tyre sa i takon azilkërkuesve dhe krimit të organizuar. 

Duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë të besueshme në mënyrë që të gjitha shqetësimet të shuhen në javët e muajt që vijnë. Dhe të bëjmë të qartë se ndërsa jemi të gatshëm e të angazhuar për të përmbushur çdo detyrim, në këtë proces drejt anëtarësimit në BE,  çdo ide tjetër dhe informale qoftë për çdo alternativë tjetër për vendet tona dhe Ballkanin Perëndiro është e papranueshme dhe e padobishme."

Gjatë fjalës së tij Meta shtoi se hapi tjetër i dy vendeve është anëtarësimi në BE.

Ilir Meta: “Hapi tjetër i dy vendeve është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Falënderoj Presidentin Pendarovski për vizitën dhe frymën e sinqertë të bashkëpunimit të dy vendeve tona që rrezaton.”

Ndërsa presidenti maqedonas tha: “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po realizojnë një bashkëpunim frytdhënës.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë me ftese te kreut të shtetit Ilir Meta.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

 "U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t'i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t'i bindim liderët evropianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet. Në këtë kontekst, unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit”






EMISIONET