Merkatos në hyrje në Premier League i ka ardhur fundi, por jo shitjeve.

E këtu pritet të përfitojë Tottenham Hotspur, që kërkon të heq qafe sa më shpejt mesfushorin e talentuar, Christian Eriksen. Danezit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me "gjelat" dhe për të fituar sa më shumë nga kartoni i tij, presidenti i klubit, Daniel Levy e ka nxjerr në ankand.

Sipas "Football Insider", Levy është i gatshëm të dëgjojë ofertat që vijnë nga rivalët e tyre europian. Kujtojmë që në Itali, merkato mbyllet më 18 gusht, ndërsa në Francë, Gjermani dhe Spanjë ajo mbyllet dy javë më vonë, pra më 2 shtator.

27-vjeçari Eriksen ka qënë i lidhur me një kalim te Reali i Madridit, i cili mësohet se ka gati ofertën prej 140 milionë paund për Tottenham. Por sipas raporteve të "Football Insider, ende nuk ka një skuadër të interesuar për shërbimet e danezit, që nuk preferon të rinovojë kontratën që skadon në verën e vitit 2020.



/Ora News.tv/