Presidenti i Kinës bisedë telefonike me Donald Trump

Presidenti i Kinës bisedë telefonike me Donald Trump

Në mbrëmjen e së premtes presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi me ftesë bisedime telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

Xi Jinping-u tha se të dy palët dhe e gjithë botën përfitojnë nga marrëveshja tregtare e fazës së parë midis Kinës dhe ShBA-së. Ai vuri në dukje se të dy vendet e kanë arritur marrëveshjen e fazës së parë mbi bazën e parimeve të barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

Presidenti Xi u shpreh gjithashtu se, në situatën e komplikuar ndërkombëtar, marrëveshja është e favorshme për paqen dhe lulëzimin e Kinës, të ShBA-së dhe të gjithë botës.

Nga ana e tij, presidenti Trump tha se marrëveshja ekonomike dhe tregtare e fazës së parë është e favorshme për të dy vendet dhe botën.

Ai u shpreh se ShBA-ja është të gatshme të mbajë komunikimin e ngushtë me Kinën dhe do të përpiqet për nënshkrimin dhe zbatimin sa më parë të marrëveshjes.

/CRI/  

EMISIONET