Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Putin e Macron, kërkohet bashkëpunim mes vendeve në luftën kundër pandemisë

Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Putin e Macron, kërkohet

Presidenti Turk Recep Tayip Erdogan duket se ka pasur një axhendë të ngjeshur ditën e sotme.

Ai ka zhvilluar dy biseda telefonike me krerët e Rusisë dhe të Francës ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes vendeve në luftën kundër COVID-19.

Fillimisht me Presidentin Putin ranë dakort për një kooperim të ngushtë për të adresuar impaktin e pandemisë në të dy vendet.

Gjithashtu ato diskutuan dhe për çështjen e Sirisë ku do të ketë mbështetje ushtarake në të dy vendet. Ato vendosën për implementimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e energjisë nukleare, tregtisë dhe në sektorin e transportit.

Ndërsa në bisedën telefonike me Presidentin francez, Emmanuel Macron, ata diskutuan në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon si dhe për bashkëpunim mes dy vendeve në luftën kundër pandemisë.

Ditën e sotme Turqia shënoi 119 viktima të tjera si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 2,259.

Në 24 orët e fundit u shënuan dhe 4,611 raste të reja ku gjithsej numërohen 95,591 të infektuar.

Kujtojmë se prej mbremjes së sotme do të hyjë në fuqi shtetrrethimi prej katër ditësh i njoftuar nga Presidenti Erdogan ditën e djeshme.

EMISIONET