Presidenca 'vishet' portokalli, Meta: S'ka amnisti për dhunuesit e grave

Teksa pritet të bëhet amnistia e përvitshme nga Presidenti i Republikës, për të dënuarit për krime të lehta, kreu i Shtetit ka vendosur të përjashtojë nga kjo amnisti personat e dënuar për dhunën ndaj grave.

Meta: Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm. Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bashkohet fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli" duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

EMISIONET