Presidenca për tubimin e 8 dhjetorit: Të vendosur, demokracinë s'e japim me koncension!

Presidenca ka reaguar sërish për tubimin mbarëpopullor të 8 dhjetorit të thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Është zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, që marrë shkas nga interesi i lartë i mediave, sqaron se nisja e dialogut të Presidentit Meta me qytetarët shqiptarë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës.

"Jemi të vendosur deri në fund: demokracinë nuk e japim me koncension" paralajmëron Blushi.

Tedi Blushi: Të dashur kolegë gazetarë, interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në 8 dhjetor 2019, në ditën e rinisë, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit Meta me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit Meta me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

Jemi të vendosur deri në fund: Demokracinë nuk e japim me koncension!

Tani vetëm demokraci direkte!

Tani vetëm referendum!

Shqipëria e para!

Shqiptarët mbi çdo gjë!

EMISIONET