Institucioni i Presidencës e konsideron të pamjaftueshem rritjen me 7% të buxhetin të vitit 2018. Sekretari i Përgjithshëm i Kreut të Shtetit Alqi Bllako ka kërkuar nga Ministria e Financave një shtesë me 59 milion lekësh për shpenzimet operative si dhe rinovimin e për rinovimin e kamerave të sigurisë dhe blerjen e dy automjeteve.

Bllako: Do të kërkonim një shtesë 19 mln lekë, për dy investime. E para, të rinovimit të sistemit të monitorimit me kamera sigurie të institucionit për shkak të amortizimit total të sistemit duke cenuar sigurinë e institucionit dhe një fond prej 7 mln lekësh për blerjen e dy automjeteve për administratën.

Kërkesat nuk kanë gjetur dakordësine e socialistëve të cilët u treguan bujarë vetëm duke i shtuar buxhetit të Presidentit të Republikës vetëm 20 milion lekë shtesë duke cilësuar luks të tepruar kërkesën për të blerë dy automjete të reja që do përdoren për shoqërimin e Presidentit.

Fino: Me 40 mln që kërkon të paktën të marrë 20 mln. Më mirë të kemi një sistem IT-je të kamerave se sa për blerjen e makinave të reja.

Pakënaqësi me buxhetin shfaqi edhe Shkolla e  Magjistraturës, e cila kërkoi një shtesë prej 57 milionë lekësh për shkak të efekteve të zbatimit të reformës në drejtësi.

Sokol Sadushi: Do të ketë shtesë të re në një klasë që janë ndihmës ligjor. Ata mund të jenë edhe dy klasa dhe nuk e vendosim dot ne.

Mazhoranca është shprehur kundër rritjes së numrit të punonjësve edhe për Institucionin e Avokatit të Popullit si dhe Komisionerin për të drejtën e Informimit. Deputete e opozitës nuk kanë qënë të pranishëm në këtë seancë.   

/Ora News.tv/



/Ora News.tv/