Presidenca replikoi me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila në përgjigjen e saj drejtuar kreut të shtetit shkruante se "parashikimi i tërmeteve është përtej mundësive të shkencës". Madje i kujtonte kreut të shtetit se duhej të dekretonte ligjin për "Mbrojtjen Civile"

"Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot "zëdhënësen" e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. 

Ndërsa për ligjin "Për Mbrojtjen Civile" bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!" shkruan zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi në një status në facebook të cilin i bashkangjit dhe deklaratën që bëri dje këshilltari i presidetit, Bahri Shaqiri.

/Ora News.tv/