Prenga: Morëm një pikë të lodhur, goli na vuri në gjumë

Prenga: Morëm një pikë të lodhur, goli na vuri në

Laçi mori një pikë të pavlerë përballë Kastriotit, teksa barazoi 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një rezultat që nuk ka lënë aspak shije të mirë te trajneri i kurbinasve, Besnik Prenga që në prononcimin për mediat pas ndeshjes u shpreh:

“Nuk mund të them se jam i kënaqur. Ne e filluam lojën ashtu siç donim dhe shënuam shpejt. Por në vend që të ishim më të rrezikshëm, ai gol na vuri në gjumë. Pjesën e parë e kontrolluam, por nuk ishim të rrezikshëm. Bëmë një gabim të madh që nuk e mbyllëm ndeshjen. Ishte një derbi dhe sfida u luftua nga të dyja palët. Ekipi i Krujës dha maksimumin dhe na vuri në vështirësi me topa të gjatë dhe me goditje standarte. Megjithatë, unë them të vazhdojmë me lojën tonë. Jam i pakënaqur me mënyrën se si luajtëm futboll sot. Jemi të brishtë në sulm, por megjithatë kemi mundësitë tona. Momentalisht, jemi të penalizuar, pasi sulmuesi më i mirë është i dëmtuar. Duhet të gjejmë një sulmues tjetër. Megjithatë, po nuk krijuam lojë, është e kotë t’ia vejmë fajin sulmuesve. Ishte një pikë e lodhur dhe nuk ka rëndësi tabela. Kundërshtari luftoi fort dhe e meritoi pikën.”-tha mes të tjerash tekniku mirditor. 

EMISIONET