Premier League e pezulluar, a rrezikohet titulli i Liverpulit?

Premier League e pezulluar, a rrezikohet titulli i Liverpulit?

Premier Liga do të mbajë një takim urgjent ditën e enjte më 19 mars për të vendosur fatin e sezonit që është ndërprerë fillimisht deri në 3 prill, ashtu si kampionatet e tjera kryesore të Europës. Një zyrtar i lartë i një prej klubeve të elitës së futbollit anglez tha se 75% e shanseve janë që sezoni të mos përfundojë.

Të paktën dy klube kanë kërkuar që sezoni të quhet i përfunduar, duke i mohuar Liverpulit titullin e parë kampion pas 30 vitesh (i duhen vetëm 6 pikë në 9 javët e mbetura). Shumë prej klubeve që kanë lojtarë dhe pjesë të stafit të prekur, kanë kërcënuar se mund të refuzojnë të zbresin në fushë pasi ndihen të rrezikuara. Skenari më i mundshëm është ai i shtyrjes së kampionatit deri në qershor ose korrik nëse sezoni rinis pas 3 prillit.

Por “Telegraph” këmbëngul se edhe nëse kampionati nuk do të rinisë më, Liverpulit nuk i rrezikohet titulli kampion. Asnjë klub nuk është kundër dorëzimit të trofeut te “Reds”-at, që kryesojnë 25 pikë të shkëputur nga vendi i dytë, Siti. Problem mbetet fundi i tabelës.

Një skenar është ngjitja e vetëm dy ekipeve të Championship-it në Premier Ligë sezonin e ardhshëm (aktualisht Lidsi dhe Uest Bromuiç) duke e zgjeruar Premier Ligës e 2021-22 me 22 skuadra.

EMISIONET