Premier League në karantinë, trajneri i Arsenal dhe ylli i Chelsea të infektuar me koronavirus

Premier League në karantinë, trajneri i Arsenal dhe ylli i Chelsea

Koronavirusi ka inekfuar edhe Premier League.

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Njoftimin e ka dhënë klubi londinez në faqen e tij zyrtare. Të gjithë lojtarët janë vendosur në karantinë.

Vetë Arteta ka deklaruar se shkoi në spital pasi nuk ndihej mirë dhe më pas rezultoi pozitiv. Ai tha se do të rikthehet menjëherë në punë sapo të shërohet.

Ndërkohë edhe lojtari i Chelsea Hodson Odoi mësohet se është infektuar me Covid-19.

Lojtarët janë vendosur të gjithë në karantinë dhe vihet në dyshim ndeshja me Bayern Munchen më 18 mars për 1/8 e Uefa Champions League.

EMISIONET