Prekëse, gjendet një foshnjë e braktisur pa rroba poshtë një peme!

Një vajzë e porsalindur është gjetur e zhveshur nën një pemë, ndërkohë që po vazhdon të kërkohej nëna e saj. Ngjarja ka ndodur në Tajlandën veriperëndimore.

Një grua e cila po kalonte rrugën  pa vajzën e vogël duke qarë, e mori, e mbështolli atë me një xhaketë sportive blu që kishte me vete.

Ajo tha: "Unë ndoqa zërin derisa e gjeta foshnjën. Ishte një vajzë që sapo ishte braktisur".

Ekipi i shpëtimit ekzaminoi vajzën dhe zbuloi se ishte braktisur vetëm disa orë para dhe se gjaku dhe lëngu amniotik në trupin e saj ishin të freskëta.

Policia është shprehur se ky incident është raportuar dhe u ka kërkuar banorëve të paraqisnin informacion me shpresën për të gjetur nënën e vajzës së vogël.

Majori i policisë Arthit Poontaisong është shprehur: "Vendi ku u gjet foshnja është një zonë e largët, kështu që ndoshta nuk ka asnjë dëshmitar okular".

Vetëm disa ditë më parë, gjithashtu në Tajlandë, një emigrant amerikan gjeti një të porsalindur të braktisur në anë të rrugës.

Eric Ransdell ishte duke shkuar shtëpi kur dëgjoi foshnjën duke qarë në një grumbull mbeturinash pranë banesës së tij në Chiang Mai.

EMISIONET