Një grup kriminal kryesisht i angazhuar në vjedhje është goditur nga policia italiane, duke çuar në pranga 11 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë, një hungarezë dhe të tjerët vendas.

Ata akuzohen për një seri krimesh të kryera në krahinat e Pavias, Milanos dhe Novaras. Përveç vjedhjeve, ata akuzohen për pastrim parash, posedim të armëve të zjarrit si dhe për dhunë ndaj një zyrtari publike.

Ata akuzohen për grabitjen e të paktën 11 makinave, të cilat janë çmontuar dhe shitur në tregun e zi të pjesëve të këmbimit.

Gjithashtu, kanë kryer vjedhjen e 25 banesave. Grupi kishte disa baza për fshehjen e sendeve të vjedhura dhe mjetet logjistike të përdorura.  

/Ora News.tv/