Prag-Skënderbeu, Partizani vizitohet nga tifozë special

Përgatitjeve të sotme të skuadrës së Partizanit në kompleksin “Internacional” në Pezë i ka paraprirë një moment i këndshëm fal prezencës së Ekipit U-13 antar të Akademisë së Futbollit Partizani.

Talentët e kuq të cilët përgatiten nga trajneri Ledio Pano kanë qenë sot vizitorët special në Pezë për të takuar nga afër idhujt e tyre. Nuk kanë munguar përqafimet dhe fotot e çastit me lojtarët dhe stafin.

Klubi i ka dhuruar fëmijëve libra dedikuar Partizanit, nëpërmjet të cilëve përcillet historia e lavdishme e skuadrës. Një nismë e tillë është pjesë e politikave të klubit që do të vijojnë jo vetëm me skuadrat e akademisë, por edhe rang shkollash.






EMISIONET