Presidenti i vendit, Ilir Meta ka preferuar që ta ndjek nga plazhi këtë proces zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2019, pasi e diela e 30 qershorit u zhdekretua nga vetë ai.

E për këtë fakt, si shumë qytetarë edhe Meta nuk ka preferuar t'i drejtohet kutive të votimit, duke kaluar momente relaksi në plazh.

Por, në këtë ditë të nxehtë votimesh, nuk kishte si të mungonte edhe pak futboll. Një gjë të tillë e konfirmon presidenti Meta, i cili ka kaluar disa momente me ish-futbollistin e kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

"E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro."-shkruan Meta në rrjetin social "Facebook".


/Ora News.tv/