"Post-Marotta", Juve studion dy alternativa

"Post-Marotta", Juve studion dy alternativa

Dalin në skenë emrat për një zëvendësues të mundshëm të Beppe Marotta, si menaxheri i përgjithshëm i Juventusit.

Zinedine Zidane dhe Pavel Nedved janë ato më të lakuarit në këto momente në ambjentet bardhezi, me "Arushën çeke" që shikohet më i avantazhuar për shkak të afërsisë me strukturat e klubit gjatë viteve të fundit dhe marrëdhënies së mirë me presidentin Agnelli.

Sa i përket ish-mesfushorit të bardhezinjve, francezit Zidane, Zizu po tenton të ulet sërish në pankinën e një klubi të rëndësishëm, me Manchester United në pod.

Menaxherit aktual të Juventusit, Beppe Marotta i skadon kontrata më 25 tetor të këtij viti, diçka e pohuar nga vetë 61 vjeçari në një intervistë për mediat italiane pas fitores 3-1 ndaj Napolit.

EMISIONET