Porti i Barit nis investimin 2 mln euro, për të përmirësuar dhe kushtet e udhëtimit të shqiptarëve

Porti i Barit nis investimin 2 mln euro, për të përmirësuar

Autoritetet italiane të Portit të Barit kanë nisur realizimin e një projekti me një investim prej 2 milionë euro për të përmirësuar kushtet e udhëtimit të pasagjerëve nga e drejt Shqipërisë.

Shqipëria është sot një nga pikat kryesore të hyrje daljes së trafikut të pasagjerëve në Portin e Barit me një fluks udhëtarësh , automjetesh e mallrash gjithnjë në rritje.

Në çdo sezon turisitik verifikohen radhë të gjatë e vonesa në lëvizjen e udhëtarëve që mbërrijë nga Shqipëira apo udhëtojnë drejt saj.

Investimi i nisur nga autoritetet e portit të Barit ka shërbyer për të ngritur deri më tani 2 kabina të reja kontrolli të policisë kufitare duke çuar në 4 numrin e tyre si dhe në realizimin e një zonë të re, të mbrojtur dhe e sigurt për pasegjerët, menëjherë pranë vendmbërritjes së trageteve.

Gjithashtu janë hequr strukturat e vjetra të trazitimit të pasegjerëve për t'i lënë vend ndërtimit të strukturave të reja, si dhe është parashikuar ristrukturimi i zonave të bileterisë dhe check-in-it.

Ky projekt do të realizojë dhe ristrukturimin rrugor të stabilimentit pranë molit San Vito që do të shërbejë si zonë akomodimi shtesë për pasagjerët e zonës Shengen.

Investimi do të shërbejë dhe për përmirësimin e sistemtit të ajrosjes, ndricimit e audios (njoftimeve)

                          Për shoferët e autransporteve të linjës së trageteve me Shqipërinë do të ngirhen kapanone parafabrikate me shërbim dushe.

Realizimi i këtoj projekti ka ardhur pas një dialogu prej gati dy vitesh me Konsullatën shqiptare në Bari për koordinimin qeveritar e administrativ të protokolleve të sigurisë e të kontrollit të pasagjerëve që nga nisja e tyre nga Porti i Durrësit deri në mbërritjen në Portin e Barit dhe anasjelltas.

"Objektivi ynë është që pasegjerët t'i trajtojmë jo si udhëtarë por si musafir që duhen mikpritur em të gjitha standartet konfort të mundshme.", është shpreheur Presidenti i Autoriteteve të Porteve Italaine të detit Adriatik Ugo Patroni Griffi.

EMISIONET